Shoqata Kulturore Uskana i falenderohet Xhamisë Furkan në Dortmund
- von Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana - Dortmund
- •
- 28 März, 2021
- •
SHKU-ja i falenderohet Xhamisë Furkan për përkrahjen gjatë regjistrimit të popullsisë së RMV

Edhe sot disa aktivistë të SHKU-së ju ndihmuan bashkatdhetarëve, si në mënyrë personale ashtu edhe përmës rrjeteve elektronike.
Gjatë ditës së sotme kemi regjistruar bashkatdhetarë nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Struga, Kumanova, Shkupi etj.
Regjistrohu edhe ti dhe kontribo për vendin dhe për popullin tënd!
Deri tash gjithësi janë regjistruar mbi 160.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Diaspora.
Një falënderim të veçantë Kryesisë së Xhamisë Furkan dhe Imamit Nezir Ramadani të cilët që nga fillimi i regjistrimit na e mundësojnë përdorimin e Xhamisë për regjistrimet e bashkatdhetarëve.


TRAGJEDI - RAST I DHIMBSHËM PËR TË GJITHË SHQIPTARET
Sot në orët e mengjesit pas një përplasje të një autobusi nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetë 46 persona.
Ndër viktimave janë edhe aktivisti 27-vjeçar nga Kërçova, Gazmend Ukalli dhe e fejuara e tij.
Të pikëlluar për rastin tragjik Shoqata Kulturore Uskana ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të cilët i humbën më të dashurit e tyre duke ju dëshiruar forcë dhe durim në këtë kohë të rëndë.
Ne Kryesia, anëtarët dhe të gjithë mbështetësit e SHKU-se e ndajmë dhimbjen me ju.