Via Nuova - Sponzori parë i SHKU-së
- von Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana - Dortmund
- •
- 28 Dez., 2020
- •
Shukri Imeri e mbështet SHKU-në si sponzor i parë

Pronari i restorantit "VIA NUOVA", Shukri Imeri, është paraqitur në mënyrë vullnetare Shoqatës Kulturore Uskana si sponzor i parë duke i sponzoruar librezat e anëtarëve dhe vulat e SHKU-së.
Shoqata dhe aktivitetet e saj mund të jenë vetem aq efektive dhe të duhur sa mbështetësit e saj.
Kryesia i falenderohet z. Shukri Imerit me këtë shkrim - Të faleminderit!
Via Nuova Dortmund
Altfriedstr. 4
44369 Dortmund



TRAGJEDI - RAST I DHIMBSHËM PËR TË GJITHË SHQIPTARET
Sot në orët e mengjesit pas një përplasje të një autobusi nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetë 46 persona.
Ndër viktimave janë edhe aktivisti 27-vjeçar nga Kërçova, Gazmend Ukalli dhe e fejuara e tij.
Të pikëlluar për rastin tragjik Shoqata Kulturore Uskana ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të cilët i humbën më të dashurit e tyre duke ju dëshiruar forcë dhe durim në këtë kohë të rëndë.
Ne Kryesia, anëtarët dhe të gjithë mbështetësit e SHKU-se e ndajmë dhimbjen me ju.